UNMIK injoron fituesit serbë të zgjedhjeve lokale: Ilegalë
UNMIK ka vendosur të mbajë premtimin për të mos njohur zgjedhjet lokale serbe në Kosovë, për të cilat ai kërkoi që të mos mbaheshin.
Tashmë, përfaqësuesit e rinj serbë, të cilët shpresonin për pak pushtet në Kosovë në bashkëpunim me UNMIK-un, nuk do ta gëzojnë dot ambicien e tyre, pasi autoritetet ndërkombëtare kanë vendosur t’u kthejnë shpinën. “UNMIK-u nuk do të bashkëpunojë me fituesit e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë, pasi ato janë shpallur ilegale”, tha zëdhënësi i UNMIK-ut, Aleksandër Ivanko. Ai theksoi se UNMIK-u do të vazhdojë bashkëpunimin vetëm me përfaqësuesit e emëruar serbë nga shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker, në komunat ku ky komunitet përbën shumicën. Ivanko shtoi se për UNMIK-un të gjitha strukturat që dalin nga zgjedhjet lokale serbe të 11 majit janë inekzistente dhe do të injorohen. “Ne do të flasim vetëm me përfaqësuesit serbë të emëruar nga shefi i UNMIK-ut në pesë komunat me shumicë serbe, pasi vetëm ata do të konsiderohen si përfaqësues legjitim”, tha Ivanko, i cili sqaroi se këta përfaqësues të emëruar kanë mandat deri më 18 qershor. Ai bëri të ditur se shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker, mund t’i emërojë përfaqësuesit e tjerë për një periudhë tjetër kohore deri në mbajtjen e zgjedhjeve nën organizimin e UNMIK-ut. Zëdhënësi i UNMIK-ut po ashtu tha se organizimi i zgjedhjeve ilegale nga ana e Serbisë ka qenë vetëm “një harxhim parash dhe asgjë më shumë”. “Serbia ka shpenzuar shumë para për të bërë diçka që është ilegale dhe nuk mendoj se ia vlen që një vend të shpenzojë para në diçka që është ilegale dhe që nuk përkon me obligimet ndërkombëtare të këtij vendi”, ka theksuar dje Ivanko. Sipas deklaratave të tij, UNMIK pret që të bashkëpunojë me Beogradin, pavarësisht se nga kush ndërtohet qeveria e re. Ivanko nuk ka thënë asgjë lidhur me mandatin dhe rolin e UNMIK-ut pas 15 qershorit, kur hyn në fuqi Kushtetuta e Kosovës dhe kur mund të pritet të fillojë edhe misioni i EULEX-it. Ai theksoi se kjo çështje po diskutohet nga Kombet e Bashkuara, BE-ja dhe kryeqytetet relevante, për të qartësuar rolin e UNMIK-ut dhe se deri në përfundim të këtyre bisedimeve, askush nuk mund ta dijë se çfarë roli do të kenë Kombet e Bashkuara në Kosovë pas 15 qershorit.
Giffoni, ambasadori i parë italian në Kosovë
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, u takua dje me Patrik Mura, i ngarkuar me punë në ambasadën e Italisë në Kosovë, i cili dërgoi letrat kredenciale të ambasadorit të parë në Kosovë. Mura njoftoi se Ministria e Jashtme e Italisë ka emëruar z. Michael Louis Giffoni për ambasador në vendin tonë. Mura u zotua për vazhdim të mbështetjes italiane për Kosovën, duke theksuar se politika e Italisë karshi Kosovës nuk do të ndryshojë.
Shtajnmajer pro, Lavrov kundër pavarësisë
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe homologu i tij gjerman Frank Valter Shtajnmajer, u takuan dje në Jekaterinburg. Kosova ka qenë një nga temat e debatuara ku Shtajnmajer e mbështet pavarësinë e Kosovës, ndërsa Rusia jo. Lavrov pas takimit ka deklaruar se, “ne jemi të bindur se efekti destabilizues i njohjes së pavarësisë së njëanshme të Kosovës do të hetohet gjithnjë e më shumë. Jemi të gatshëm për të gjetur një zgjidhje që do të ndihmonte evitimin e reagimeve të separatizmit në botë”, tha Lavrov.
Kubish: OKB duhet të qëndrojë në Kosovë
Ministri i Jashtëm sllovak, Jan Kubish, tha se Kombet e Bashkuara duhet të qëndrojnë në Kosovë dhe se nuk duhet të rrezikohet Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit. “Sllovakia e përkrah qëllimin që të zbatohet rikonfigurimi i UNMIK-ut, i cili edhe më tutje duhet të paraqesë platformën bazë për aktivitetet e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, përfshirë misionin EULEX”, tha Kubish pas takimit me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun.