Presidenti e liderët fetarë apel për zgjedhje të paqme
Presidenti maqedonas, Branko Cërvenkovski dhe liderët e bashkësive fetare në Maqedoni, dërguan një apel të përbashkët për zgjedhje demokratike, të lira dhe të rregullta parlamentare.
Në takimin e djeshëm me presidentin Cërvenkovski morën pjesë kryetari i Kishës Ortodokse maqedonase, arqipeshkvi i Ohrit dhe Maqedonisë, z. z.Stefan, kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Reis ul ulema Haxhi Sulejman Rexhepi, ipeshkvi i Shkupit dhe ekzarku apostull për katolikët në Maqedoni, Kiro Stojanov, predikuesi i kishës evangjeliste-metodiste Mihail Cekov dhe u.d. kryetar i Bashkësisë hebraike, Kozma Todoroviq. Sipas tyre, respektimi mes njerëzve, toleranca dhe dialogu edhe gjatë procesit zgjedhor, duhet të jenë shtyrës themelor i shoqërisë sonë dhe të kontribuojnë për krijimin e atmosferës demokratike. Ndërkohë Ministria e Punëve të Brendshme maqedonase ngriti padi penale kundër 31-vjeçarit Faruk Iljazi nga Reçica e Madhe e Tetovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale me shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Padi penale për të njëjtën vepër është ngritur edhe për 28-vjeçarin Vullnet Xhelili nga fshati Rakovec i Tetovës, pas të cilit SPB-Tetovë ende po heton. Iljazi dhe Xhelili dyshohen se më 12 maj kanë shtënë me armë automatike para kafiterisë “Princ” në fshatin Rakovec të Tetovës, me ç’rast kanë dëmtuar automjete të partisë së BDI-së dhe dy automjete private të qytetarëve, ndërsa plagë në pjesën e këmbës së majtë mbi gjunjë ka marrë Muhamed Suma nga komuna e Çairit në Shkup.