UNMIK mbetet në veri

Zyra e UNMIK-it do të vazhdojë të qëndrojë e hapur në veri të Mitrovicës. Kështu i tha Radio Kosovës, zëdhënësi i UNMIK-ut, Oliver Salgado.
Stafit lokal nuk do t’i vazhdohen pas dhjetorit kontratat e punës, por sipas Salgados atje do të vazhdojë të qëndrojë edhe më tutje stafi ndërkombëtar i UNMIK-ut.
Përfaqësuesit e serbëve në katër komunat në veri të Kosovës i kanë ofruar përfaqësuesve të UNMIK-ut financimin e Zyrës së këtij misioni në Mitrovicë, zyrë kjo që do të duhej të përfundonte punën në fund të dhjetorit për shkak të mungesës së mjeteve./Indeksonline/