UNRWA zgjeron shërbimet shëndetësore dhe arsimore në Gaza

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën e Refugjatëve Palestinianë (UNRWA) njoftoi të enjten zgjerimin e shërbimeve të saj shëndetësore dhe arsimore në Rripin e Gazës.
Agjencia paralajmëroi njëkohësisht se kushtet humanitare vazhdojnë të përkeqësohen për shkak të intensifikimit të armiqësive dhe kufizimeve të vazhdueshme mbi operacionet e ndihmës.
Sipas njoftimit, më shumë se 39.500 fëmijë morën pjesë në Programin e të Nxënit Veror të UNRWA-s midis datave 20 dhe 26 korrik.
Agjencia ka rihapur Qendrën Shëndetësore të Kampit Beach dhe ka nisur funksionimin e Qendrës Mjekësore të Bahreinit. Të dyja këto objekte pritet të shërbejnë rreth 100.000 banorë.
UNRWA theksoi se intensifikimi i armiqësive, urdhrat e evakuimit, si dhe kufizimet mbi furnizimin me karburant, lubrifikantë dhe pjesë këmbimi kanë ndërprerë seriozisht operacionet humanitare.
Më shumë se gjysma e flotës së automjeteve të agjencisë është jashtë shërbimi, ndërsa prodhimi i ujit të pastër është ulur me 42 për qind.
Në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë Jerusalemin Lindor (Al-Quds), UNRWA raportoi se forcat izraelite kryen një kontroll në Qendrën e Trajnimit Qalandia gjatë zhvillimit të aktiviteteve arsimore.
Agjencia e përshkroi objektin si pronë të mbrojtur e Kombeve të Bashkuara sipas së drejtës ndërkombëtare.
/rtsh.al/