Topi: Zgjedhjet ishin të qeta; apel KQZ-së
“Mund t’ju them që zgjedhjet, duke marrë në konsideratë mënyrën e sjelljes së qytetarëve, një sjellje mjaft e civilizuar, dhe apelet e institucioneve më të rëndësishme, por edhe të partnerëve ndërkombëtarë bënë që dita e zgjedhjeve të shkonte në mënyrë shumë të qetë. Sigurisht që preokupacioni më i madh që në radhë të parë shqetëson partitë politike, por edhe qytetarët e thjeshtë, por edhe Institucionin e Presidentit është korrektësia me të cilin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të vlerësojë rezultatin”-theksoi Topi, pas pjesëmarrjes së tij në ceremoninë e diplomimit të studentëve në një universitet privat në Tiranë.
Megjithatë, kreu i shtetit i është përmbajtur pozicionit të tij të presidencës, sipas të cilit i takon KQZ-së, të certefikojë zgjedhjet dhe të vendos për to në të gjitha rastet. “Dikur, Presidenti ka pasur përfaqësuesin e tij në KQZ dhe nëse do të ishte në atë kondicione unë do të kisha zë tjetër. Por, meqenëse në momentin e realizimit të ndryshimeve kushtetuese, në momentin e realizimit të ligjit të ri zgjedhor, partitë politike parlamentare e kompozuan KQZ në mënyrë bipartizane, ose ta quajmë më një profil të qartë politik, dhe Presidenti sot në këtë Komision nuk e ka përfaqësuesin e tij padyshim që unë do të rri, sikurse të gjithë të tjerët, në ndjekje të këtij procesi, pa u prononcuar për ecurinë e këtij procesi, por duke bërë thirrje që KQZ duhet të jetë në respekt të Kushtetutës, në respekt të ligjit, në respekt të vlerësimit korrekt të vullnetit të qytetarëve për arritjen e atyre standardeve, të cilat ne i kemi shumë të nevojshme dhe për të cilat prononcohemi sot”-tha më tej ai.
Topi ka folur edhe për drejtësinë, duke deklaruar se që ka shumë pakënaqësi nga shoqëria për çështjet e dhënies së të drejtës. “Problemet sikurse ndodh në mjeksi duhet të diagnostikohen, pastaj të shërohen. Në rast se ne nuk kemi kurajon, nuk kemi profesionalizëm për të diagnostikuar ku është e keqja, atëherë edhe terapia do të jetë shumë e dyshimtë. Nga kjo pikëpamje unë do t’i inkurajoja të gjithë aktorët politikë, të cilët të veprojnë natyrisht brenda parimeve që edhe politika i ka, por mbi të gjitha duhet të respektojnë me rigorozitet atë që ia imponon ligji. Në politikë ke shumë hapësirë, ke shumë mundësi për të manovruar, është një çështje ekskluzive e partive politike, për Shqipërinë ka shumë rëndësi stabilitieti i vendi dhe i shoqërise ka nevojë që ky vend të jetë i qetë, ka nevojë që të realizojë standarde hap pas hapi dhe tek e fundit ky është një moment i një procesi relativisht të gjatë evolucionar, të cilin ne do ta përmbushim patjetër me seriozitet hap pas hapi”-vijoi më tej ai.