US Open Sharapova favorite per titullin

Maria Sharapova është kualifikuar në raundin e tretë të US Open, duke konfirmuar veten si një nga favoritet kryesore për të fituar turneun prestigjoz të tenisit botëror. Tenistja ruse, e cila mban vendin e tretë në renditje Botërore mundi lehtësisht 2-0 me sete (6-1, 6-1) bjellorusen Anastasiya Yakimova. Kjo e fundit rezistoi vetëm 70 minuta, ndërsa arriti të fitonte vetëm dy gejme, shifra këto që projektojnë Sharapovën si kandidate për të fituar trofeun në turneun amerikan Grand Slam.
Në raundin tjetër, rusja do të përballet me italianen Flavia Pennetta, e cila siguroi kualfikimin pas fitores me patrioten e saj Romina Oprandi. Turneu US Open për femra ka zbuluar talentin e britanikes 18-vjecare Christina McHale, e cila u kualfikua në raundin tretë duke mundur francezen Marion Bartoli, ndërsa tenistja tjetër që siguroi raundin e tretë është amerikania Irina Falconi që mundi 2-1 me sete sllovaken Dominika Cibulkova.
Në US Open për meshkuj, Andy Rodick u bashkohet në raundin tjetër favoritëve Novak Djokovic dhe Rafael Nadal. Tenisti amerikan, i cili kaloi një periudhë të vështirë për shkak të dëmtimeve të shumta mori kualifikimin pas fitores 3-1 me sete ndaj patriotit të tij Michael Russell.
Nertan Prifti