E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali i Venecias ne edicioni e 68-te

Në Venecia u cel edicioni i 68 i Festivalit  Ndërkombëtar të  Filmit me paradën e yjeve të  njohur të hollivudit  e Europës në tapetin e kuq. Nuk munguan në ceremoninë e hapjes George Clooney, Philip Seymour Hoffman, Diane Kruger, Cindy Crawford, John Woo, Darren Aronofsky, Marisa Tomei dhe shumë të tjerë.

Darren Aronofsky, i cili kryeson jurinë këtë vit vlerësoi se edicioni i  sivjetëm është ndër më premtuesit ndonjëherë. Në garë është  George Clooney në rolin e regjizorit me "The Ides of March", “Carnage”, "Gjakderdhje" e Roman Polanski.  David Cronenberg vjen  me  'A Dangerous Method' ku interpreton  Keira Knightley dhe  Vincent Cassel, ndërsa mes 20 filmave në garë është dhe 'Contagion' ku luan Matt Damon dhe Kate Winslet si dhe filmi i fundit i Matthew McConaughey 'Killer Joe'. Të famshëm të tjerë që pritet të shkelin tapetin e kuq të Venecias janë dhe Colin Firth, Keira Knightley, Jude Law, Gëyneth Paltroë dhe  superstari Madonna.

Në "Ides of March", filmi që  cel festivalin, Clooney ekploron anën më të pisët të politikës e ravigimet  e një ndihmësi të një kandidati për president, i cili  kupton se sa të rëndësishme mbeten idealet.  Në festivalin që zgjat 11 ditë të tjerë  filma të shumëpritur janë  "Tinker, Tailor, Soldier, Spy" ku interpreton fituesi i cmimit Oskar, Colin Firth dhe Gary Oldman por dhe një version i ri i "Wuthering Heights" nën  regjinë e  anglezit  Andrea Arnold. Jashtë konkurimit  shfaqet  filmi i dytë i Madonës "W.W.", ku eksplorohet marrdhënia e amerikanes Wallis Simpson me mbretin e Britanisë Edward VIII  cka çoi dhe në dorëheqjen nga froni më 1936. Steven Soderbergh vjen me "Contagion" dramën që  flet për përhapjen e një virusi vdekjeprurës e ku interpretojnë Damon, Winslet, Marion Cotillard, Law dhe Paltrow.

Delina Bitraku

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›