E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendet vakante ne gjykaten Kushtetuese Topi dekreton 4 anetare te rinj

Presidenti Bamir Topi dekretoi 4 anetaret e rinj te Gjykates Kushtetuese. Juristet e perzgjedhur nga presidenti vijne me backgraund nga fusha te ndryshme te se drejtes. Juristi Ardian Leka njihet si nje nder avokatet me te njohur ne vend.

Juristi Artan Hoxha eshte nje prej anetareve te Gjykates se Larte nga viti 1999 deri ne vitin 2008. Ai ka perfunduar fakultetin e Drejtesise ne Tirane ne 1983 dhe me pas ka punuar si drejtor kodifikimi ne Ministrine e Drejtesise per te vijuar me pas lektor ne shkollen e magjistratures.

Juristja Edlira Jorgaqi vjen nga pozicioni i drejtores se legjislacionit ne Prokurorine e Pergjithshme ndersa me pare ka punuar me te njejten detyre ne Ministrine e Drejtesise ne vitin 2005. Ndersa juristi tjeter Fatmir Hoxha vjen nga rradhet e gjyqesorit pasi ai aktualisht eshte kryetar i gjykates se apelit ne Shkoder.

Kater juristet e dekretuar nga presidenti Topi do te perballen me miratimin tyre ne seance ne parlament per marre detyren ne gjykaten me te larte ne vend.

Denada Shkodrani

Azhornuar se fundi e hene 06 shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›