US Open pranon tenistët rusë

Tashmë është zyrtare. “Organizatorët e US Open pranojnë se të gjithë tenistët që vijnë nga Russia e Bjellorusia mund të marrin pjesë rregullisht dhe të luajnë në turneun amerikan, i programuar në Flushing Meadoës nga 29 gushti”. Ëimbledoni, që nis në 27 qershor, mbetet i vetmi që ua ka bllokuar pjesëmarrjen tenistëve rusë dhe bjellorusë, një zgjedhje kjo që ka shkaktuar polemika, midis tifozëve dhe disa shoqatave.
Kështu në Us Open mund të rikthehet në konkurrim kampioni në fuqi dhe numri 1 në botë, Daniil Medvedev, i cili duhet të mbrojë titullin e fituar në Neë York vitin e kaluar. Gjithashtu te meshkujt mund të luajnë Andrej Rublev, Karen Khachanov, Aslan Karatsev dhe bjellorusi Ilya Ivashka. Ndërsa tek femrat Aryna Sabalenka, Anastasia Pavlyuchenkova, Victoria Azarenka, Daria Kasaktina.
Sipas deklaratës zyrtare të organizatorëve të turneut amerikan, tenistët rusë dhe bjellorusë do të mund të konkurrojnë si neutralë.