E Diel, 1 Nëntor 2026

UT, çel Infermierinë e Përgjithshme në Kukës

Këshilli i Ministrave, miraton hapjen e 14 programeve të reja në ciklin e dytë të studimeve në universitetet e Tiranës

Gazeta “Shekulli” publikon programet e miratuara në nivelin e dytë, si dhe kuotat dhe tarifat e studimit në ciklin e parë

Qeveria ka vazhduar edhe në mbledhjen e saj të radhës, miratimin e hapjes së programeve të nivelit të dytë të studimeve në universitetet publike të Tiranës. Pas miratimit të 36 programeve të para, dje Këshilli i Ministrave u ka hapur udhë edhe 14 programeve të reja, të cilat pritet të marrin formë në vitin akademik në vazhdim. Me propozim të Ministrisë së Arsimit, qeveria ka vendosur që në Universitetin Politeknik të Tiranës, krahas programeve të ciklit të dytë të studimeve të miratuara një javë më parë, në Fakultetet e Inxhinierisë Elektrike, Mekanike dhe Telekomunikacionit, të hapen programe të nivelit të dytë edhe në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave. Në këtë fakultet, këtë vit do të çelen për studentët e interesuar, 4 programe studimi që janë përkatësisht; “Inxhinieri Gjeologjike”, “Inxhinieri e Burimeve Natyrore” , “Inxhinieri Gjeofizike” dhe “Inxhinieri e Gjeomjedisit”. Në programin “Inxhinieri Gjeologjike”, në përfundim të studimeve, studentët do të marrin Diplomë të Nivelit të Dytë në profilet; “Gjeologji Inxhinierike dhe Hidrogjeologji”, “Vendburimet e Mineraleve të Dobishme-Petrologji” dhe “Gjeoinformatikë”. Në programin “Inxhinieri Gjeologjike”, për vitin akademik 2008-2009, do të hapen vetëm dy profile studimesh të nivelit të dytë si; “Përpunim Mineralesh dhe Mbetjesh” si edhe “Gjeomatikë”. Programe të Ciklit të Dytë të Studimeve do të hapen edhe në Universitetin e Tiranës dhe atë Bujqësor. Në UBT, do të hapen dy programe të nivelit të dytë; “Inxhinieri përpunim-druri” dhe “Inxhinieri pyjore”, ndërsa në UT, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe atë të Shkencave Sociale do të hapen 3 programe studimi. Po në vitin akademik 2008-2009, qeveria ka vendosur edhe hapjen e dy programeve në Ciklin e Parë të Studimeve në dy filialet e Universitetit të Tiranës në rrethet e Sarandës dhe Kukësit, në degët “Gjuhë Angleze” dhe “Infermieri e Përgjithshme”. Mbështetur në vendimin e djeshëm, në Filialin e Kukësit dhe të Sarandës, do të pranohen në degën “Gjuhë Angleze”, respektivisht 25 studentë, të cilët do të marrin në përfundim të Ciklit të Parë të Studimeve DNP (Diplomë të Nvelit të Parë). Po kështu Këshilli i Ministrave ka miratuar kuotat e pranimit dhe tarifën e shkollimit në degën “Infermieri e Përgjithshme”, në Filialin e Kukësit. Në këtë program studimi këtë vit do të pranohen 60 studentë, ndërsa taksa e studimit do të jetë 15 mijë lekë të reja. Në përfundim të këtij programi studimi do të lëshohet diplomë e nivelit të parë, DNP, në Infermieri të Përgjithshme. 

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Fakulteti i Shkencave Pyjore

Cikli i dytë

a) Programi i studimit “Inxhinieri përpunim-druri”

Diplomë e Nivelit të Dytë

DND, Inxhinieri Përpunim-Druri

b) Programi i studimit “Inxhinieri pyjore”

Diplomë e Nivelit të Dytë

DND Inxhinieri Pyjore

Kohëzgjatja 2 vite normale

120 kredite

Universiteti Politeknik i Tiranës

Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave

Cikli i dytë

a) Programi i studimit “Inxhinieri gjeologjike”

-Gjeologji Inxhinierike dhe Hidrogjeologji

Diplomë e Nivelit të Dytë

DND Inxhinieri Gjeologjike

Gjeologji Inxhinierike dhe Hidrogjeologji

-Vendburimet e mineraleve të dobishme-petrologji

Diplomë e Nivelit të Dytë

DND Inxhinieri Gjeologjike

Vendburimet e Mineraleve të Dobishme-Petrologji

- Gjeologji e Vendburimeve Hidrokarbure

Diplomë e Nivelit të Dytë

DND, Gjeologji e Vendburimeve Hidrokarbure

- Gjeoinformatikë.

Diplomë e Nivelit të Dytë

DND profili Gjeoinformatikë

b) Programi i studimit “Inxhinieri e Burimeve Natyrore”

- Inxhinieri e Burimeve të Energjisë

Diplomë e Nivelit të Dytë

DND Inxhinieri e Burimeve të Energjisë

- Përpunim Mineralesh dhe Mbetjesh

Diplomë e Nivelit të Dytë

DND Përpunim Mineralesh dhe Mbetjesh

- Gjeomatikë

Diplomë e Nivelit të Dytë

DND Gjeomatikë

- Gjeoinxhinieri

Diplomë e Nivelit të Dytë

DND Gjeoinxhinieri

c) Programi i studimit “Inxhinieri gjeofizike”

Diplomë e Nivelit të Dytë

DND Inxhinieri Gjeofizike

ç) Programi i studimit “Inxhinieri e Gjeomjedisit”

Diplomë e Nivelit të Dytë

DND, Inxhinieri e Gjeomjedisit

Universiteti i Tiranës

Fakulteti i Shkencave të Natyrës

-Programi i studimit “Shkencat dhe Teknologjitë Ushqimore”

Diplomë e Nivelit të Dytë

DND, Shkencat dhe Teknologjitë Ushqimore

Fakulteti i Shkencave Sociale

-Programi i studimit “Psikolog Shkollor/Organizacional”

Diplomë e Nivelit të Dytë

DND Psikolog Shkollor/organizacional

-Programi i studimit “Psikolog Klinik i Zhvillimit dhe Marrëdhënieve”

Diplomë e Nivelit të Dytë

DND, Psikolog Klinik i Zhvillimit dhe Marrëdhënieve

Universiteti i Tiranës

Filiali i Kukësit dhe Sarandës

Cikli i Parë i Studimeve

Gjuhë Angleze dhe Infermieri e Përgjithshme

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›