E Shtunë, 31 Tetor 2026

UT zhbllokon pagat e pedagogeve. Kerkohet rritja e fondit

Perfaqesuesit e universitetit te Tiranes deklarojne se ministrite perkatese ajo e Arsimit dhe e Financave kane arritur te zhbllokojne fondin e pagave per 1500 punonjesit e ketij universiteti. Pavaresisht se deri tani nuk ka ardhur nje pergjigje zyrtare stafi i universitetit te Tiranes thote se kane filluar procedurat per levrimin e fondit prej 15 milone dollare.

Ministria e Arsimit dhe e Financave jane terhequr nga qendrimi i tyre dhe dje nga pasditja vone jemi njoftuar jo zyrtarisht qe kane filluar procedurat per zhbllokimin e pagave dhe besoj qe sot pagat duhet te kalojne ne numrin e llogarive te cdo punonjesi te Universitetit te Tiranees tha Ervin Demo drejtor komunikimi ne UT.

Nderkohe fondi i limituar i pagave per punonjesit e universitetit te Tiranes nuk eshte i mjaftueshem per te paguar 100 pedagoge te rinj qe i duhen universitetit per vitin e ri akademik. Perfaqesuesit e UT thone se nese ministria miraton kerkesen per pedagoge duhet te rise dhe fondin ne te kundert nuk do te kete shtim te stafit.

Edhe nese ne kemi leket supozojme qe ne mund ti paguajme pedagoget e rinj me te ardhurat dytesore ne nuk na lejohet sepse Universitetet publike kane nje strukture organike te te gjithe stafit qe punon i cili duhet te miratohet nga ministria e Arsimit. Dhe cdo ndryshim ne numer patjeter qe ka dhe nje ndryshim financiar. Nese MASH nuk merr vendimin qe te shtohet numri atehere nuk shtohet as fondi i pagave vijon Demo.

Per kete vit thone perfaqesuesit e UT edhe investimet do te jene te pakta pasi te ardhurat dytesore po perdoren per shpenzime te tjera te cilat me pare sigurohen nga buxheti i shtetit.

Edlira Sulejmani Azhornuar se fundi e marte 05 tetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›