UT,publikon kuotat e pranimeve për studentët

Universiteti i Tiranës ka publikuar listën e propozuar për koutat e pranimeve sipas programeve të studimit në universitete për vitin akademik 2010-2011. Sipas propozimit te universitet të Tiranës numri total i kuotave me kohë të plotë duke peërfshirë edhe kuotat e trojeve të cilat janë 5565 kuota. Duket se numrin më të madh të kuotave të propozuara e zë Fakulteti ekonomik me 1160 kuota ,e më pas vjen Fakulteti i Shkencave Natyrore me 970 kuota. Fakulteti i cili ka numrin më të ulët të kuotave është fakulteti i mjekësisë me 370 kuota. Në fakt ky është vetëm numri i kuotave të propozuara nga Universiteti i Tiranës për vitin e ri akademik ndërkohë që numëri i saktë i kuotave do të vendoset nga këshilli i ministrave pas propozimit të ministrit të arsimit.