E Enjte, 5 Nëntor 2026

Uashington, Hasani takon homologun spanjoll dhe atë portugez

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, gjatë samitit të NATO-s në Uashington, zhvilloi një takim me homologun spanjoll, Jose Manuel Albares dhe atë portugez, Paulo Rangel.

Në takim u diskutua mbi marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet në Ballkanin Perëndimor si dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Hasani shprehu mirënjohje ndaj Spanjës dhe Portugalisë për mbështetjen e vazhdueshme.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ndodhet në Uashington, ku mori pjesë në samitin e NATO-s, në cilësinë e anëtarit të delegacionit të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama.

1 nga 3

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›