E Diel, 1 Nëntor 2026

Uashington: Liderët kosovarë në takim me presidentin Bush

 Liderët Kosovarë, presidenti, Fatmir Sejdiu, dhe kryeministri Hashim Thaçi, sot në Shtëpinë e Bardhë do të takohen me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush. Udhëheqësit shqiptar, takimin e parë zyrtarë në Uashington e kanë cilësuar si një moment historik dhe shumë të rëndësishëm për kombin tonë .

Kjo vizitë, në kontekstin e momentit dhe aktualitetit diplomatik, gjithësesi merr dimension historik. Presidenti Xhorxh Bush, Sekretarja e shtetit Kondoliza Rajs edhe njëherë në mënyrën më eksplicite rikonfirmojnë mbështetjen, përkrahjen e fuqishme të SHBA-ve për konsolidimin e mëtutjeshëm të shtetit të ri Kosovës.

Ky takim do të jetë impuls i fuqishëm politik, diplomatik dhe moral ndaj popullit shqiptarë ,si dhe ndaj elitës politike të Kosovës. Pa dyshim do të përshpejtoj dinamikën e njohjes së mëtutjeshme të pavarësisë së Kosovës nga ato vende që akoma vonojnë dhe kanë hezitime. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›