Uashingtoni ka kërkuar dëbimin e Edward Snowden
UASHINGTON - SHBA bëri sërish thirrje për dëbimin e Edward Snowden, pak pasi ish-konsulenti i shërbimeve sekrete kërkoi zyrtarisht azilin në Rusi, ku gjendet i bllokuar prej tre javësh.
"Ne i qëndrojmë mendimit se Snowden duhet të dëbohet dhe të dërgohet drejt SHBA, dhe që nuk duhet të autorizohet për të udhëtuar jashtë Rusisë, përveç se për të ardhur drejt SHBA", deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney.
"Snowden nuk është aspak një mbrojtës i të drejtave të njeriut, dhe as disident. Ai akuzohet për zbulimin sekretesh të klasifikuara. Mbi të rëndojnë tre akuza dhe për këtë, ai duhet të dërgohet drejt SHBA", shtoi Carney gjatë konferencës së shtypit.
(a.k/ata/BalkanWeb)