Uashingtoni pret qe raporti i Agjencise Atomike te reflektoje shqetesimet mbi Iranin

Pyetjet e ngritura rreth raportit te Agjencise Nderkombetare te Energjise Berthamore detaje nga i cili kane dale para publikimit te tij nga agjencia me baze ne Vjene cuan tek konferenca e shtypit ne Shtepine e Bardhe.
Njoftimet e medias jane perqendruar tek disa gjetje thelbesore. Media izraelite ka njoftuar mbi nje debat te intensifikuar qeveritar dhe publik lidhur me nje sulm te mundeshem ushtarak parandalues ndaj Iranit.
Nje artuikull i gazetes Washington Post thoshte se diplomatet perendimore dhe ekspertet berthamor qe shqyrtuan te dhenat sekrete besojne se Irani ka ndermarre hapa te rendesishem ne tejkalimin e sfidave teknike per ndertimin e nje arme berthamore me ndihmen e shkencetareve te huaj. Irani ruan qendrimin se programi berthamor ka synime paqesore.
Zedhenesi i shtypit prane Shtepise se Bardhe Xhei Karni tha se raporti i Agjencise Nderkombetare te Energjise Berthamore pritet ti beje jehone dhe perforcoje shqetesimet mbi sjelljen e Iranit dhe deshtimin e atij vendi per te zbatuar detyrimet nderkombetare duke shtuar ketu se sanksionet nderkombetare kunder Iranit kane qene te efektshme.
Zoti Karni tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojne te ndjekin nje qasje diplomatike por ai perseriti qendrimin e kahershem se asnje mundesi nuk mund te perjashtohet. Ai reagoi keshtu kur u pyet se si do ta shikonte Uashingtoni nje sulm parandalues nga Izraeli kunder objekteve berthamore iraniane.
Tani jemi ne nje situate qe nuk ka egzistuar me pare ku per shkak te qasjes se dyaneshme nga kjo administrate tani eshte e qarte tek e gjithe bota se problemi nuk qendron tek Shtetet e Bashkuara por tek Irani dhe sjellja e tij. Kjo na ka mundesuar ne qe te mobilizojme komunitetin nderkombetar ne nje menyre qe nuk ka ekzistuar ne te kaluaren dhe sebashku te ushtrojme presion ndaj Iranit per te ndryshuar sjelljen.
Zedhenesi Karni kishte pothuajse te njejtin reagim kur u pyet se cfare ka ne plan te beje Presidenti Obama pas publikimit te raportit nga Agjencisa Nderkombetare e Energjise Berthamore dhe rreth efektshmerise se sanksioneve ndaj Iranit. Nderkohe ne Departamentin e Shtetit zedhenesja Viktoria Nuland tha se Shtetet e Bashkuara dhe vende te tjera kane patur njoftime paraprake mbi ceshtjen.
Kemi patur nje ide nga zyra e drejtorit te pergjithshem se cfare do te permbaje raporti dhe disa nga pikat qe rezultojne te jene te veshtira. Por derisa te dale raporti perfundimtar nuk dua te shprehem per kete.
Zonja Nuland perseriti qendrimin amerikan dhe nderkombetar se Irani eshte i lejuar te perdor programin berthamor per qellime paqesore per aq kohe sa eshte transparent dhe lejon inspektime te plota. Por ajo tha se Irani nuk ka lejuar inspektime te plota dhe shkembimin e informacionit qe do te siguronte boten. Ajo tha se Teherani ka vazhduar me pasurimin e uraniumit me shume se 20 perqind pertej kufirit te nevojshem per synime paqesore energjitike.
Gjate takimti te javes se kaluar te G20 ne France Presidenti Obama tha se programi berthamor i Iranit perben nje kercenim te vazhdueshem dhe i kerkoi Teheranit te plotesoje detyrimet e tij berthamore.
I pyetur nese zoti Obama mund te beje nje deklerate te re lidhur me ceshtjen berthamore te Iranit zedhenesi i Shtepise se Bardhe Xhei Karni perseriti se presidenti nuk do te komentoje mbi ceshtjen para se te publikohet zyrtarisht raporti.