E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udhëheqësit botërorë nderojnë kujtimin e Hollbruk-ut

Veteran i diplomacisë ishte i dërguari i posaçëm i Presidentit Obama në Pakistan dhe Afganistan.

Ne mesin e personave, të cilët u mblodhën për të nderuar kujtimin e Hollbruk-ut, ishte Presidenti amerikan Obama, Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton, ish-Presidenti i SHBA-ve Bill Klinton etj.

Hollbruk u vlerësua veçanërisht për kontributin e tij në përfundimin e luftërave në Ballkan, sidomos për marrëveshjen e Dejtonit, e cila i dha fund gjakderdhjes në Bosnje.

“Riçardi nuk është më, por ne kemi me vete etjen e tij për të kuptuar dhe shëruar botën rreth nesh”, theksoi Obama para të pranishmëve.

/Start/F.Prroni/

                                                                                             2011-01-15 16:14
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›