E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barnie: Përjashtimii Greqisë nga eurozonajo cështje aktuale

ATHINE- Mundësia e përjashtimit të Greqisë nga eurozona si zgjidhje e krizës debitore nuk përbën një çështje aktuale, deklaroi dje në Athinë komisioneri i Bashkimit Evropian për Tregun e Brendshëm dhe Shërbimet Financiare, Michelle Barnie.

"Nuk besoj në mundësinë për një vendim të tillë", theksoi Barnie, i cili përfundoi vizitën zyrtare intensive dyditore në Athinë, gjatë të cilës realizoi takime me përfaqësues të lartë grekë të politikës dhe ekonomisë.

Sipas Barnies, edhe krahas gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet Greqia, ekzistojnë arsye reale të pritet ardhmëri më e mirë dhe rritje e re ekonomike.
Ai theksoi bujqësinë, turizmin dhe transportin detar si degë kryesore me të cilat shteti mund ta mbajë vendin e vet në tregjet e mëdha botërore.
"Gjithçka që është bërë prej 9 majit tregon se të gjitha 17 vendet anëtare të eurozonës janë solidare dhe bashkarisht do ta mbrojnë eurozonën", theksoi ai.
(atsh/Balkanweb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›