E Enjte, 5 Nëntor 2026

Udhëheqësit e NATO-s bëjnë thirrje për unitet mes SHBA dhe BE-së

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg dhe zyrtarët e lartë të BE-së Ursula von der Leyen dhe Charles Michel inkurajuan forcimin e lidhjeve midis bllokut dhe SHBA-së

Treshja e udhëheqësve përshëndeti presidentin e ri të SHBA-së Joe Biden dhe miratoi hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet transatlantike.

“Ne duhet të forcojmë unitetin tonë, unitet i cili buron nga premtimi ynë për të mbrojtur njëri-tjetrin”, tha Stoltenberg në Konferencën e Sigurisë të Mynihut, takim vjetor i liderëve globalë për politikën ndërkombëtare të sigurisë.

Duke e quajtur “mundësi historike” pas “dallimeve midis Evropës dhe Amerikës së Veriut”, kreu i NATO-s i bëri thirrje Biden-it dhe udhëheqësve evropianë “të rifitojnë besimin dhe të forcojnë unitetin”.

Stoltenberg theksoi se aleanca ushtarake duhet të zgjerojë konceptin e sigurisë sepse ndryshimet klimatike dhe pandemia e koronavirusit kanë treguar rëndësinë e rezistencës.

Ai theksoi se aleanca duhet të veprojë mbi ndryshimet klimatike duke ulur emetimet e operacioneve ushtarake dhe varësinë e tyre nga lëndët djegëse fosile.

Edhe Von der Leyen, e cila kryeson Komisionin Evropian, gjithashtu ftoi SHBA-në të bëhet partnere me BE-në në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Ajo shprehu shpresë se Ëashington-i do të ndjekë shembullin e BE-së dhe do të angazhohet që të bëhet neutral ndaj klimës deri në vitin 2050.

Blloku dhe SHBA-ja tani do të kenë “ndikim më të madh për të promovuar demokracinë dhe për të çuar përpara ekonomitë tona”, tha Presidenti i Këshillit Evropian, Charls Michel

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›