E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udhëheqësit e famshëm botërorë që mbajnë kafshë në rezidencat e shtetit

Kafshët në pushtet/ Nga qeni i Obamës, tigri i Putin e deri tek macet e Çërçill

 Bo dhe Sunny qentë e familjes ObamaFamilja Obama është shtuar me një anëtar të ri: Sunny-n, një qen femër i racës portugeze, që i bashkohet Bo-së, rojtarit të Shtëpisë së Bardhë. Fotot tregojnë kafshën tërësisht të zezë, të endet në lëndinën veriore të Shtëpisë së Bardhë, me atë që duket si një qen lodër, në ngjyrë të purpurt flamingoje. Bo, qen mashkull i së njëjtës racë, është bashkuar në Shtëpinë e Bardhë vetëm pak pasi Obama mbërriti në të në vitin 2009. Gëzofi i qenve të ujit të tipit portugez nuk janë aspak alergjik, gjë që do të thotë se Sunny dhe Bo nuk do të ndikojnë fare ndaj alergjisë kundër qenve, që ka vajza e tij e parë, Malia. Në një njoftim të publikuar në uebsajtin e Shtëpisë së Bardhë, Sunny përshkruhet si një qenushe me shumë energji dhe tepër e dashur, emri i së cilës është zgjedhur për tu përshtatur me personalitetin e saj të gëzueshëm. Ajo është lindur në Michigan dhe sapo e ka kaluar moshën 1-vjeçare, njoftohet nga Shtëpia e Bardhë. Gëzofi i Sunny-t është tërësisht i zi, ndryshe nga Bo, që e ka atë bardhezi, teksa e bardha në ngjyrë gri gjendet në gjoksin dhe këmbët e tij.

Kafshët në pushtet

clintonJanë të shumtë politikanët që i dashurojnë kafshët shtëpiake, ku mbi të gjithë shquhen ata amerikanë dhe britanikë. Kanë qenë të shumta kafshët që patën fatin të bëhen pjesë e familjeve presidenciale amerikane dhe banorë të Shtëpisë së Bardhë. Kafshë të ndryshme janë pjesë e një historie të gjatë të pjesëtarëve besnikë, që shoqëruan presidentët gjatë qeverisjes së tyre. Ato variojnë që nga gjarpërinjtë e deri tek elefantët. Presidenti Xhorxh Uashington ishte shumë i dhënë pas kuajve, ndaj ai kishte një stallë të madhe ku kujdesej për ta. Thuhet se ai zotëronte gjithsej 30 qen, ndërsa gruaja e tij mendohej të ishte çmendur pas një papagalli. Teodor Rusvelt, presidenti i 26, ishte i famshëm për numrin e madh të kafshëve, pas të cilave ishte i dhënë. Gjashtë fëmijët e tij kishin gjarpërinj, qen, mace, baldosa, zogj dhe derra. Xhon Kenedi përfshinte në listën e kafshëve të tij shtëpiake qen, mace, poni, lepuj, papagaj, kuaj dhe minj. Karolin Kenedit iu dhurua një këlysh i quajtur Pushkina, nga kryeministri sovjetik Nikita Hrushov. Bill Klinton kishte një mace e cila u bë shumë e njohur gjatë qeverisjes së tij, ndërsa Nikson kishte një qen, të cilin e donte shumë. Presidenti Obama ka një qen të quajtur Bo, të cilin senatori Ted Kenedi ia ka dhuruar vajzës së tij, ai është i dashur për të gjithë familjen Obama. Sipas statistikave, 68 për qind e presidentëve amerikanë kishin qen, 30 për qind kuaj, 30 për qind shpendë, 20 për qind mace, 0 për qind dhi, 9 për qind kafshë ekzotike, 7 për qind lopë dhe 9 për qind nuk zotëronin asnjë kafshë. Por nuk janë vetëm politikanët amerikanë të dashuruar pas kafshëve, por edhe liderë të tjerë. Një ndër të është rusi Vladimir Putin. Por ai nuk mban mace apo qen, por një… tigër.

 

1 Ceker i Riçard Nikson

Ceker ishte një nga qentë më të famshëm në historinë politike. Ai nuk jetoi aq gjatë sa të shihte Riçard Nikson të bëhej president, por ky qen në ngjyrë bardh e zi ndihmoi që kjo gjë të bëhej e mundur. Në 1952, kur u ngritën dyshime mbi çështje financiare, korrupsion, në kohën kur Riçard Nikson ishte senator që kandidonte për z/President, ai mohoi të gjitha akuzat në një program televiziv, ku u shpreh se e vetmja dhuratë që ai kishte pranuar nga dikush ishte qeni i tij; dhe që nuk kishte asnjë mendim për ta kthyer, pasi familja e tij e donte atë: Fëmijët e mi, siç do fëmijë tjetër, e duan qenin! Dhe ajo që dua të them është se pavarësisht komenteve që do të bëhen, ne do ta mbajmë atë. Ai rezultoi të ishte shoku më i ngushtë i Niksonit.

2 Soks i Bill Klinton

Soks, macja që u bë anëtare e familjes së Presidentit Klinton, ndërroi jetë në moshën 19 vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin e gojës dhe grykës. Soks u adoptua nga Çelsi në 1990, dhe menjëherë u përfshi në shtëpinë e tyre; fillimisht në vilën e guvernatorit në Arkansas dhe më pas në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Edhe pse kishte rival Budin, qenin Labrador të familjes, në 1997, Soks fitoi famë ndërkombëtare, duke u bërë pjesë e stampave të lëshuara nga Afrika Qendrore në 1996, duke u përmendur në faqet e gazetave dhe programeve televizive. Fansat e tij dërgonin emaile të shumta për të. Në 2001, kur mandatit të Klintonit i erdhi fundi, dhe marrëdhënia e Soksit me Budin nuk ishte përmirësuar, ai u zhvendos në Hollivud me sekretaren e Presidentit.

3 Korgi i Mbretëreshës Angleze

Korgit mbretëror u bënë të njohur për familjen në 1933, kur mbreti Xhorxhi VI çoi në shtëpi një qen Korgi, të quajtur Doki, të cilin e kishte marrë nga një kolibe qensh. Një goditje e menjëhershme me familjen mbretërore, Mbretëresha ruajti traditën e Korgit, duke mbajtur tre deri në katër qen të tillë, në të njëjtën kohë. Por që atëherë, ajo e ka shtuar numrin e qenve që mban, duke bërë pjesë të tyre edhe qentë Dorgi. Të përkëdhelur dhe duke marrë vëmendje deri në detaj, këta qen të shkurtër legjendarë, marrin trajtim të plotë mbretëror: ata kanë Dhomën e tyre Korgi dhe një menu të shtrenjtë me lepur dhe mish lope të përgatitur nga një specialist. Duke marrë kujdesin e vetë Mbretëreshës, ata janë në praninë e saj në pjesën më të madhe të kohës.

 

4 Gjirafa e Jul Cezarit

Në vitin 48 para Lindjes Krishtit, Jul Cezari, bëri një fushatë të suksesshme në Lindje, ku eventualisht krijoi një raport me Mbretëreshën Egjiptiane Kleopatrën. Para se ta linte atë, Cezari vendosi që të merrte me vete disa kafshë ekzotike, ku u përfshinë luanë, pantera dhe majmunë jeshil. Ndër më të spikaturat ishte një kafshë e çuditshme, me qafë të gjatë, gjysmë gamile, gjysmë leopard: një Gjirafë. Në antikitet, romakët dhe grekët, nuk kishin një ide të qartë mbi gjirafat. Historiani antik grek Strabo, vëzhgoi se gjirafa kishte trupin e një demi por koka e saj arrinte shumë më lart se ajo e gamiles. Duke vëzhguar urtësinë e saj, historiani romak Pliny mendoi se ajo ndoshta ishte dele e egër. Cilido qoftë rasti, mesa dukej Jul Cezari nuk ishte shumë i shqetësuar rreth këtij fakti.

5 Bo i Barak Obamas

Para se të bëhej presidenti i 44t i SHBA, Barak Obama tregoi se ai u kishte premtuar vajzave të tij një qen. Qeni portugez ujor, një dhuratë nga senatori Eduard Kenedi dhe gruaja e tij Viktoria. Vajza e tij e madhe, Malia, u shpreh thjesht: E dua atë! Ai është perfekt. Detaje më të hollësishme do të bëheshin të njohura në sajë të një informacioni informal të dhënë nga Shtëpia e Bardhë. Domatet janë ushqimi i preferuar i Bosë, dhe ai nuk di të notojë. Gazeta Uashington Post pati ekskluzivitetin për të shkruar historinë e tij, dhe zbuloi se Bo është një djalë fantastik. Ai është qime zi, por i bardhë në kraharor. Thuhet se vlera financiare e tij është 1600 dollarë; por natyrisht, për familjen Obama ai është tepër i çmuar. Shtëpia e Bardhë i referohet atij si DOTUS qeni i Shtëpisë së Bardhë.

6 Tigri i Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin mund të mos shquhet si dashamirës i madh macesh. Por kur në 56 vjetorin e tij të lindjes në 2008 ai mori si dhuratë një tigër të zbutur dy muajsh, me një peshë 20 paund, të quajtur Mashenka, bota pa një anë tjetër më të butë të tij. Ky tigër u do

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›