Udheheqesit franceze dhe gjermane do te paraqesin plane per te stabilizuar eurozonen

Udheheqesit franceze dhe gjermane thone se do te paraqesin planet per te stabilizuar eurozonen nga fundi i ketij muaji. Marreveshja e dy ekonomive me te fuqishme te Evropes vjen para takimit te nivelit te larte te G20 ne fillim te muajit tjeter.
Ne nje konferences shypi ne Berlin Kancelarja e Gjermanise Angela Merkel dhe Presidenti i Frances Nikolas Sarkozi thane se te dy udheheqesit rane dakord per menyrat si te frenojne kizen e huave qe ka perfshire te 17 vendet e eurozones.
Zoti Sarkozi tha se masat perfshijne rikapitalizimin e bankave te tronditura evropiane qe eshte me rendesi kritike fper te garantuar rritjen dhe begatine e ekonomise evropiane.
Banka me e fundit qe u godit nga kriza financiare eshte ajo franko-belge Dexia. Qeverite e Frances Belgjikes dhe Luksemburgut arriten nje marreveshje dje per shkrirjen e kesaj banke.
Zoti Sarkozi tha se Parisi dhe Belini po presin raportin e eksperteve te financave per perparimin e bere nga Greqia ne zbatimin e reformave me qellim qe ky vend te marri kestin tjeter te paketes se shpetimit ekonomik. Por ai tha se te dy vendet rane dakord per gjetjen e nje zgjidhjeve te qendrueshme dhe gjithe globale per krizen e borxheve.
Kriza qe ka goditur ekonomite e dobta evropiane si Greqia dhe Portugalia si dhe nje numer bankash evropiane qe u kane dhene hua atyre ka ngjalluar alarm jo vetem ne Evrope por edhe jashte saj. Presidenti i Shteteve te Bashkuara Barak Obama u ka bere thirrje evropianeve te hartojne nje plan per te penguar perhapjen e krizes para takimit te nivelit te larte te fillimit te nentorit te grupit te 20 ekonomive kryesore te botes.
Zoti Sarkozi u zotua se Evropa do ti kete zgjidhur problemet e veta para takimit te G20-s i cili do te zhvillohet ne Kane te Frances. Udheheqesit evropiane jane te sigurt se do te diskutojne menyrat per arritjen e ketij qellimi kur te takohen ne Bruksel ne fund te ketij muaji.