Udhëheqësja e Ballkanit për në BE
Joe Biden/Zv.president i SHBA
Njëzet vjet më parë Kroacia përjetoi një makth, e burgosur nga urrejtja rajonale dhe e rrënuar nga lufta. Dje, ky vend u bë i 28 vend anëtar i BE-së. Kroacia jo vetëm është zgjuar nga historia e saj torturuese, ajo ka realizuar ëndrrën e një të ardhmeje euro-atlantike. Suksesi i Kroacisë ishte i pashmangshëm. Në fakt, ai vlen si dëshmi e kurajës së qytetarëve dhe drejtuesve të saj, të cilët kapërcyen tundimet e ultranacionalizmit dhe fyerjes. Lënia e së shkuarës mbas është betejë e përditshme. Dhe, ditë pas dite, kroatët i qëndruan besnikë vizionit ambicioz e ndërtuan institucionet demokratike, të cilat hapën dyert drejt NATO-së dhe tani drejt BE-së. Kjo arritje i takon popullit kroat. Dikur vendet e tjera dërgonin paqeruajtës në Kroaci; tani Kroacia kontribuon në misionet paqeruajtëse në Kosovë, Haiti dhe në Saharën Perëndimore. Hyrja e Kroacisë në BE bëhet akoma më e rëndësishme për vendet fqinje, të cilat përballen me rrezikun e mbetjes mbrapa. Me kalimin e kohës, kufijtë e BE-së duhet t’i bashkojnë vendet e Europës juglindore dhe jo t’i ndajnë ato. Suksesi i tyre është në interesin e SHBA-së, Kroacisë dhe gjithë Europës. Historia nuk mund të ketë monument më të madh sesa BE-ja për idenë se vendet nuk duhet të përsërisin konfliktet e së kaluarës – dhe nuk mund të ketë mekanizma më të mëdha sesa integrimi për të siguruar se kjo nuk do të ndodhë. Çdo vend që lidhet me rregullat dhe institucionet e BE-së na afron më shumë te qëllimi i Europës si një e tërë, e lirë dhe në paqe. Edhe gjatë kohëve të vështira ekonomike, Europa e unifikuar është më e parapëlqyer se sa kërcënimi i ndarjeve dhe destabi-litetit. Prandaj Kroacia po punon për të sjellë po atë popull që luftonte më pak se një brez më parë drejt vathës europiane. Në muajt e fundit jam takuar me disa udhëheqës nga Ballkani Perëndimor. Kam besim se, nëse bëjnë zgjedhjet e duhura, të gjithë fqinjët e Kroacisë do të shkojnë atje. Serbia dhe Kosova kanë ngecur në një luftë të thellë e të hidhur – deri tani. Nëpërmjet dialogut, bashkëpunimit dhe kompromisit të dhimbshëm, kryeministrat Ivica Daçiç dhe Hashim Thaçi kanë bërë një marrëveshje historike për të normalizuar marrëdhëniet. Mali i Zi dhe Shqipëria gjithashtu, kanë shumë për të bërë, por ata po përparojnë drejt integrimit europian, duke u marrë me reformat ekonomike dhe politike, luftuar korrupsionin dhe forcuar shtetin ligjor. Maqedonia duhet të vazhdojë në rrugën e reformave, të zgjidhë tensionet e saj ndëretnike dhe me Greqinë, të mbledhë kurajën për të gjetur një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët për emrin e saj. Asnjë vend nuk mund ta lërë gjithë historinë e tij mbrapa dhe të harrojë tragjeditë e veta, as nuk duhet ta bëjë këtë. Por vendet mund të zgjedhin të vënë të ardhmen si përparësi dhe të veprojnë për mirëqenien e brezave të ardhshëm. Këtë ka bërë Kroacia. Dhe rezultati është se, ëndrrat që i dukeshin të paperceptueshme 20 vjet më parë sot janë një realitet i mrekullueshëm e i pakthyeshëm. Kjo shërben si arsye për festime dhe si kujtesë për atë që është e mundur. E urojmë Kroacinë dhe përkushtohemi përsëri ndaj synimit më të madh, i cili është ai i pritjes së gjithë Ballkanit në Europën e plotë, të lirë dhe në paqe. Me anë të këtij peticioni i kërkojmë qeverisë shqiptare të marrë masat menjëherë për ndalimin dhe shembjen e një objekti pa leje që po ndërtohet në pikën më piktoreske dhe panoramike të Llogorasë. Është një nga ato spote tepër të rëndësishme turistike, një dritare që hap horizontin e mrekullueshëm të rivierës sonë dhe besojmë se ndërtimi i një objekti në këtë vend do të ketë një impakt tepër negativ dhe në kundërshtim të plotë me mesazhin e një vendi që përpiqet të zhvillojë turizmin. Për shumë prej shqiptarëve, por dhe vizitorëve të huaj, ai 'ballkon panoramik' përfaqëson një ndër elementët më interesantë të vizitës në rivierën tonë jugore. Është vendi ku çdo vizitor ka së paku një kujtim fotografik nga vizita e tij. Ne duam t’i thuhet “STOP” atij ndërtimi abuziv! Ajo që unë do i kërkoja gjithsecilit është të shohë nëse ka mundësi të krijojë sadopak hapësirë 'publiciteti' në media ose në faqet kryesore shqiptare në rrjetet sociale. Faleminderit!. Stop ndërtimit pa leje në Llogora! peticioni drini terpo shekulli facebook portal Ju mund të dërgoni opinionet tuaja në komente@shekulli.com.al dhe tel: +355 44 302 981 Njoftojmë të gjithë të interesuarit se gazeta "Shekulli" mirëpret punime grafike ose karikatura me qëllim botimi. shekulli online Joe Biden/Zv.president i SHBA Edian Meçe/qytetar