E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udhetim ne historine e bankave

Një udhëtim në historinë e bankave në shqipëri. Ka qenë ky, titulli i një aktiviteti festiv të organizuar nga shoqata shqiptare e bankave.

Gjatë këtij eventi, ku kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë të sistemit bankar dhe financave, është promovuar dhe libri “Historiku i bankave në Shqipëri”, i përgatitur në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë.

Në fund, shoqata ka vlerësuar dhe disa ish-bankierë për kontributin e tyre në ngritjen dhe konsolidimin e sistemit bankar në shqipëri, si një sektor jetik për ekonominë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›