Zanfina përkrahë Rita Orën

Ngjarjet e fundit të shkaktuara nga disa postime të Rob Kardashian në të cilat ai sulmonte këngëtaren kosovare Rita Ora, kanë acaruar shumë një numër të madhë të shqiptarëve. Në mesin e tyre edhe këngëtaren Zanfina Ismajli e cila në profilin e saj në Twitter shkroi:
“Kurgjo skena bo na në “Taken” qa kena me t’bo ty oj qyqe”.
Edhe në faqen “Facebook” ajo ka bërë thirrje që të gjithë të postojnë fjalinë “DontMessWithAlbaniansRob”, për t’i dalë në përkrahje bashkëkombases Rita Ora.
Ajo gjithashtu shpërndau fjalinë që synohej të bëhej trend botërorë në Twitter, ku thuhej se koncerti i Rita Orës, zgjatë më shumë sesa lidhjet e dashurisë së motrave të Robit. /Indeksonline/