E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udhëtim nëpër “Dengun e Shpresës”



Një udhëtim ndryshe në botën e shqiptarëve, për të zbuluar një nga tiparet më të fuqishme të racës njerëzore - shpresën. Kjo është panorama që sjell shkrimtari Ylli Xhaferri, në librin e fundit “Dengu i Shpresës”. Pas një udhëtimi në botën e prozës, të përpunuar apo asaj më të shkurtër, si edhe poezisë lirike, Ylli Xhaferri i vjen lexuesit me një libër publicistik, me reportazhe, komente dhe analiza, duke trajtuar ngjarjet edhe fenomenet humane. Në librin voluminoz “Dengu i Shpresës”, Ylli Xhaferri ka përmbledhur një numër të rëndësishëm reportazhesh të botuara në median e shkruar shqiptare, në të cilën spikasin sjellja e fotografuar e realitetit të fshatrave dhe qyteteve shqiptare, ku bërthamë mbetet jeta e njerëzve. Me një intensitet, Ylli Xhaferri ka ofruar edhe një tjetër botim të ri, por që i përket më shumë të vegjëlve nga 5 deri në 100 vjeç. Shkrimtari me librin tjetër “Botë përrallash dhe legjendash” ka sjellë në shqip një tufë rrëfenjash nga popujt e botës. Një udhëtim nga Skandinavia në Afrikë, apo nga ishulli britanik në Indi, është botimi për të vegjlit e shkrimtarit, Xhaferri, që kësaj herë vjen para lexuesit me një dimension të ri, atë të shqipëruesit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›