Udhëtimet jashtë të zyrtarëve, qeveria “vë dorën në zemër”

Gjatë mbledhjes së qeverisë ditën e djeshme, është vendosur që punonjësit e njësive të qeverisjes së përgjithshme që dërgohen me shërbim jashtë vendit, për të marrë pjesë në veprimtari të ndryshme ndërkombëtare, trajtohen financiarisht për përballimin e shpenzimeve të shërbimit.
Sipas vendimit, trajtim financiar përfitojnë edhe punonjësit e përfaqësive tona jashtë vendit, kur emërohen, transferohen, dërgohen me shërbim jashtë përfaqësisë ose në një vend tjetër të huaj, si dhe kur kthehen në atdhe me shërbim. “Dërgimi me shërbim jashtë vendit bëhet me urdhër të titullarit të institucionit qendror, nga i cili varet njësia shpenzuese, ose të deleguarit të tij”, thuhet në vendim.
Për njësitë e qeverisjes qendrore, vendimet i jep: për ministrinë dhe çdo institucion të varësisë së saj është ministri ose i deleguari i tij; për aparatet e Presidencës, Kuvendit, Këshillit të Ministrave dhe institucionet në varësi të Kryeministrit, si dhe për entet kushtetuese, është sekretari i Përgjithshëm përkatës; për punonjësit e institucioneve të tjera të pavarura, është titullari i institucionit; për punonjësit e gjykatës është kryetari i Gjykatës. Për njësitë e qeverisjes vendore, është kryetari njësisë vendore
Trajtimi financiar i punonjësve që dërgohen me shërbim në vendet e kontinentit evropian bëhet në euro, ndërsa për vendet e kontinenteve të tjera në USD (dollar amerikan). Trajtimi financiar përfshin: dietën ditore, shpenzimet e transportit, shpenzimet e fjetjes, shpenzimet për pagesa të ndryshme, etj. Trajtimi financiar i punonjësve miratohet me urdhër të brendshëm shërbimi nga drejtuesi i institucionit, pas marrjes së autorizimit nga titullari i institucionit qendror nga i cili varet njësia shpenzuese.
Nisja dhe kthimi jashtë vendit bëhet brenda ditës, dita konsiderohet e plotë. Në këtë rast, nëse shihet e domosdoshme, mund të lejohet edhe rezervimi i një dhome hoteli, për qëllime të akomodimit të pjesshëm, por kjo gjithmonë e paracaktuar në urdhrin e titullarit të institucionit.
Në shpenzimet e transportit përfshihen:
shpenzimet e transportit vajtje - ardhje jashtë vendit;
shpenzimet e transportit nga aeroporti në destinacion dhe anasjelltas;
shpenzimet për lëvizjet në qytete të ndryshme, për nevoja pune, brenda shtetit përkatës, të cilat janë të përcaktuara paraprakisht në urdhrin e shërbimit.
Shpenzimet për transportin urban (metro, tramvaj, autobus etj) përballohen nga vetë punonjësi. Në shpenzimet e fjetjes përfshihet fatura e hotelit të përzgjedhur, si rregull, në mënyrë të diferencuar. Për kategorinë e zyrtarëve të lartë, hotel merret deri me 5 yje dhe për kategoritë më të ulëta, hotel me 3 yje.
Në raste të veçanta, kur organizohen veprimtari ndërkombëtare, ku rezervimi bëhet nga organizatorët ose organizimi i veprimtarisë nuk lejon ndarjen e grupit në hotele të ndryshme, shpenzimet e fjetjes njihen sipas faturës përkatëse. Në rastet kur distanca nga hoteli në destinacionin ku kryhet veprimtaria, duke respektuar kategoritë e mësipërme, është e konsiderueshme, drejtuesi i institucionit miraton, në urdhrin e shërbimit, lëvizjen në kategoritë e mësipërme të hotelit (jo më shumë se një kategori).
Çdo institucion nxjerr rregulla të brendshme për organizimin e punës për sigurimin e hoteleve me koston më të ulët. Shpenzimet për pagesa të tjera përfshijnë pagesa që lidhen me udhëtimin jashtë vendit si: siguracion shëndetësor, viza, taksa, qira zyre etj. Telefonatat nga hoteli apo telefoni celular personal nuk mbulohen nga shpenzimet e institucionit, por nga vetë punonjësi.
Shpenzimet e transportit, të fjetjes dhe pagesat e tjera, në të gjitha rastet, njihen dhe paguhen sipas dokumentit përkatës justifikues (faturës, biletës etj). Në rastet kur shpenzimet janë plotësisht në ngarkim të palës pritëse, punonjësit nuk trajtohen financiarisht nga buxheti i institucionit të tyre dhe nuk i detyrohen për asgjë këtij institucioni; pjesërisht në ngarkim të palës pritëse, të cilat dokumentohen zyrtarisht nga pritësi, buxheti i institucionit përkatës përballon pjesën tjetër të shpenzimeve. Në të gjitha rastet, nëse pritësi merr përsipër përballimin e shpenzimeve të ushqimit, në të holla ose mënyrë tjetër, dhe pavarësisht nga vlera këtij shpenzimi, punonjësi nuk trajtohet me dietë.
Trajtim financiar përfitojnë punonjësit edhe kur dërgohen jashtë vendit për trajnime afatshkurtra, me urdhër të titullarit të institucionit qendror ose të deleguarit të tij, në rastet kur: shpenzimet mbulohen tërësisht nga buxheti i shtetit. Në këtë rast, masa e dietës, përllogaritet në masën 25 euro/USD në ditë; shpenzimet mbulohen pjesërisht nga pala pritëse dhe në dokumentacionin e palës pritëse parashikohet shprehimisht mënyra e mbulimit të shpenzimeve.
Në rastin kur pala pritëse nuk mbulon trajtimin me ushqim apo me të holla të punonjësit, buxheti i shtetit mbulon trajtimin financiar në masën 25 euro/USD në ditë. Këto rregulla zbatohen edhe për entet publike jo buxhetore, ndërmarrjet shtetërore dhe shoqëritë tregtare me kapital mbi 50 për qind shtetëror. Ngarkohet ministri i Financave për nxjerrjen e udhëzimit për zbatimin e këtij vendimi. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. /Start/
2011-12-15 09:00