E Shtunë, 31 Tetor 2026

ERE, sot vendoset për çmimin e energjisë

TIRANE- Enti Rregullator i Energjisë pritet të vendosë sot per çmimin e energjise elektrike, pas kerkeses se KESH, OST dhe CEZ per rritjen e tij.

Ne mbledhjen e fundit, ne te cilen u moren ne shqyrtim kerkesat e me pas mbledhja u shty per sot, e vetmja gjë e sigurt qe u la te kuptohej ishte që rritja për konsumatorët familjarë është përjashtuar si mundësi.

Këtë sinjal në mënyrë indirekte e ka dhënë Enti Rregullator i Energjisë, duke theksuar se do të jetë në mbrojte të konsumatorëve, ndërkohë që deklarata që përforcojnë këtë, kanë bërë dhe ministri i Financave, Ridvan Bode dhe ai i Ekonomisë, Nasip Naço.

Kërkesat e operatorëve të tregut KESH, CEZ dhe OST për rritje të energjisë do të marrin një përgjigje brenda javës së dytë të dhjetorit, por një skemë se ku do të jenë lëvizjet për rritjet e mundshme tashmë është ndërtuar. ERE ka gjetur se ku do të luajë me çmimet për të evituar rritjen për qytetarët dhe për ta kaluar këtë peshë mes operatorëve të tregut.

Çmimi gjatë 2010
KESH i shiste CEZ-it              2.03 lekë/kwh
OST transmetonte për CEZ      0.6 lekë/kwh
Familjarët deri në 300 kwh         7.7 lekë
Familjarët mbi 300 kwh                 13.5 lekë
Çmimi mesatar total                   9.53 lekë

Çmimi gjatë 2011-ës
KESH  i shet CEZ                  1.48 lekë/kwh
OST transmeton për CEZ        0.6 lekë/kwh
Familjarët deri në 300 kwh         7.7 lekë
Familjarët mbi 300 kwh                 13.5 lekë
Çmimi mesatar total                   9.53 lekë
(Për bizneset u ul me 5 për qind
çmimi i energjisë në orët e pikut)

Kërkesat e operatorëve për 2012
KESH kërkon ti shesë CEZ-it      5.05 lekë/kwh
OST kërkon të transmetojë
për CEZ                  0.73 lekë/kwh
CEZ do shpërndajë tek
konsumatorët             4.6 % më shtrenjtë

Vendimet në diskutim për 2012
KESH do i shesë CEZ                mbi 2.5 lekë/kwh
OST do transmetojë për CEZ     0.6 lekë/kwh
Familjarët deri në 300 kwh         7.7 lekë
Familjarët mbi 300 kwh                 13.5 lekë
Çmimi mesatar total                   9.53 lekë
(Për bizneset do rritet çmimi për orët e pikut)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›