E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udinese e bën Interin inTERR

Udinese e ka mposhtur thellë Interin me rezultat 3 me 0 në ndeshjen e parë për ditën e sotme në Serie A. Pjesa e parë nuk kishte gola ndërsa vendasit shpërthyen në pjesën e dytë.

Di Natale shënoj për 1 me 0 në minutën e 63. Dy minuta më pas situata për Interin u bë më keq kur Juan Jesus u përjashtua nga ndeshja me karton të kuq.

Muriel shënoi në minutën e 75 për 2 me 0. Për kapitullimin e skuadrës së Stramacionit shënoj prapë Di Natale në minutën e 79 të ndeshjes.

Pas kësaj humbje Interi mbetet larg luftës për titull ndërsa i duhet të luftoj për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›