E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udineze mban ruan nderin e ekipeve italiane

Udine - Udineze është ekipi i vetëm italian që arriti të kualifikohej për në 16 më të mirat e Kupës Uefa. Ekipi italian arriti të marrë një fitore të ngushtë 2-1 kundër Lech Poznan vetëm në fund të takimit.

Golin e triumfit e shënoi Antonio di Natale në minutën e 90-të. Miqtë ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Rengifos në minutën e 12-të. Barazimi për vendasit do të vinte në minutën e 57-të me anë të Pepes.

Falë barazimit 2-2 të marrë në transfertë me Lech Poznan, Udineze do të ketë mundësinë të vazhdojë më tej rrugën për në Uefa.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›