E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani zhgënjen totalisht edhe në Kupën Uefa

Milano - Milani ka zhgënjyer edhe një herë tjetër tifozët, të cilët, këtë herë prisnin triumfin në Kupën Uefa. Ndeshja e kthimit përballë Verder Bremenit ka përfunduar 2-2, rezultat që e nxjerr automatikisht Milanin jashtë gare. Ndeshja e parë pati përfunduar në barazim 1-1.

Milani arriti të shënonte dy herë, me anë të Pirlos në minutën e 26-të nga pika e bardhë e 11-metërshit, dhe Patos në minutën e 33-të. Planet e Milanit do t’i shkatërronte Pixarro, i cili shënon dy herë, në minutën e 68-të dhe 78-të. Në minutat e mbetura Milani nuk arriti të ndreqte asgjë për t’i dhënë kënaqësinë tifozëve të shpresonin për një triumf.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›