E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uest Bromi dy goditje në fundin e merkatos

Skuadra angleze e Uest Bromit ka arritur të bëjë dy blerje në ditën e fundit të merkatos së janarit. Mulumbu dhe Menseguez janë dy emrat e rinj që do të kontribuojnë në shpëtimin e Uest Bromit për mosrënien nga kategoria.

Futbollisti 22-vjeçar, kongolezi Jusuf Mulumbu, ka ardhur nga skuadra e Paris SG. Futbollisti tjetër, argjentinasi Huan Karlos Menseguez, luan në repartin e sulmit dhe vjen nga skuadra e San Lorencos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›