E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama censurë

Tiranë -Partia Demokratike ka akuzuar media të caktuara në Tiranë, që censurojnë lajmet për qeverinë. Në një deklaratë, zëdhënësi i selisë blu, Gerti Bogdani akuzoi Edi Ramën, se përdor media të caktuara për qëllime politike. Sipas Bogdanit, këto media kanë konflikt interesash, duke mos përmendur këtu emrin e cilit televizion. “Shndërrimin e këtij televizioni kombëtar ne një mjet mediatik të Edi Ramës është dëshmi e primitivizmit te z. Rama ndaj fjalës së lirë dhe pavarësisë se medieve të lira. Shifrat e monitorimit të mediave dhe këtij kanali tregojnë se z. Rama është diktator i fjalës së lirë, sepse në mediat e kontrolluara prej tij censura shtrihet edhe për partitë e spektrit opozitar te cilat nuk janë dakord me linjën e tij”-theksoi Bogdani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›