E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uest Hemi interesohet për bomberin Luka Toni

Futbollisti i kombëtares italiane duket se po humb kohë te Bajerni i Mynihut nën urdhrat e trajnerit Luis van Gal. Sipas së përditshmes britanike “The Guardian”, Uest Hemi ndodhet në bisedime të avancuara me ish-bomberin e Fiorentinës dhe Palermos.

Kohët e fundit Toni është duke vuajtur edhe dëmtimin në ligamentin e njërit gju, i cili ka ndikuar negativisht në formën e tij këtë sezon. Sipas “The Guardian”, në dy javët e fundit menaxherët e Uest Hemit kanë kontaktuar nga afër me futbollistin 32-vjeçar, duke rënë parimisht dakord për transferimin e tij në Premier Ligë.   

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›