E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha përgjigje Obamës: 85 trupa shtesë në Afganistan

Kryeministri Sali Berisha gjatë një konference shtypi ka bërë të ditur vendimin e qeverisë shqiptare për shtimin e trupave, duke iu përgjigjur kështu thirrjes së presidentit amerikan, Barack Obama.

“Përshëndes vendimin e presidentit amerikan Obama. Si një vend anëtar i NATO-s, Shqipëria ka detyrim t’i përgjigjet ftesës së qeverisë së Shteteve të Bashkuara për shtimin e trupave në Afganistan”, theksoi Berisha para pak momentesh. Kryeministri shpjegoi se 35 prej trupave do të jenë në njësinë luftuese, 25 do të jenë oficerë të cilët do të kontribuojnë për stërvitjen e ushtrisë afgane. Ndërkohë, që në Afganistan do të dërgohen edhe 25 mjekë dhe infermierë.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›