Uilliams Nje dite Hylkenberg do te shpallet kampion bote

Ser Frenk Uilliams ka parashikuar dje te ardhme te arte per pilotin gjerman te skuderise se tij qe mban te njejtin emer. Sipas tij Niko Hylkenberg nje dite do te shpallet kampion bote ne Formulen 1. Ne garat e para Niko na zhgenjeu pak - tha Ser Frenk Uillimas gjate nje interviste qe dha per BBC-ne. - Pas garave te para ne madje edhe vendosem qe ta shikonim me ne imtesi. Por tashme gjithcka ka ndryshuar. Ai eshte mjaft kompetitiv dhe them se ky do te jete fillimi i nje mrekullie. Keto deklarata te njerit prej ish-piloteve te Formules 1 qe njekohesisht eshte edhe bosi i skuderise Uilliams duket se nuk jane te rastesishme. Sipas Ser Frenk Uilliamsit piloti gjerman ka talent dhe pikerisht per kete fakt mendohet qe skuderia qe ai drejton do ti paraqese nje kontrate pesevjecare Hylkenbergut. Ai eshte nje nga ata pilote qe i ngjajne shume Ljuisit Hamilton. Pra nga nje Formula ka shkuar tek nje tjeter si kampion. Ai i ka te gjitha letrat ne rregull pasi ka dale kampion si ne Formulen 3 ashtu edhe ne GP2 prandaj them se do te shpallet kampion edhe me Uilliamsin edhe ne Formulen 1.