Formula 1 Ekleston ben tifo per Red Bullin

Bosi i Formules 1 Berni Ekleston gjate nje interviste per Financial Times pohoi se deshiron qe kete boteror ta fitoje njeri midis Veberit dhe Fetelit Keshtu vitin e ardhshem do te garoje nje kampion bote me shume pra do te marrim me shume para. Me pas britaniku sulmoi rende skuderite e reja Ata jane turpi i Formules 1. Mendoj se duhet te lajme duart nga disa te paafte.
Nuk kam asgje personale me Fernando Alonson dhe Ferrarin por shpresoj qe boterorin ta fitoje njeri midis dy piloteve Mark Veber dhe Sebastian Fetel te Red Bullit. Numri nje i Formules 1 Berni Ekleston ka shprehur hapur deshiren e tij. Britaniku preferon qe Boterorin 2010 ta fitoje nje pilot qe asnjehere me pare nuk ka provuar nje gje te tille pasi keshtu boterori pasardhes do te thithte me shume para Po te ecin gjerat ashtu sic dua une atehere vitin tjeter do te kemi ne piste plot pese kampione bote - tha Ekleston ne nje interviste per Financial Times. - Nje gje e tille do te ishte me mire per Formulen 1 pasi keshtu do te joshe me shume investitore.
Sulmi
Perpos llogarive qe beri per vitin e ardhshem Ekleston kur kane mbetur edhe dy gara nga fundi i boterorit beri edhe bilancin e skuderive te reja qe kane marre pjese sivjet ne boteror. Sipas tij rendimenti i tyre ka qene i turpshem. Formula 1 duhet te laje lsquoduart me keta te paafte - tha Ekleston. Numri nje i Formules 1 iu drejtua keshtu pa doreza skuderive si Virgin Lotus e Hispania Racing. Turp te kene Jane te paafta. Ato jane skuderi te turpshme. Ne duhet ti largojme sa me pare te jete e mundur disa prej tyre. Mendoj se vetem skuadra Lotus mund te jete e mire ne te ardhmen.
Shembulli
Numri nje i Formules 1 pas kritikave te renda qe u beri skuderive te reja filloi te perqendronte sulmet e tij kundrejt individeve te caktuar duke u dhene atyre edhe shembuj. Ricard Branson pronari i Virgin duhet te kishte shpenzuar pak me shume para. Ai duhet te kishte marre shembullin e Dietrish Mateshitz - shtoi Ekleston qe iu referua bosit te Red Bullit. Ky i fundit ka plot pese vite qe ka investuar ne krijimin e nje skuderie te forte. Qe sot po lufton me marka veturash historike ne Formulen 1 si Ferrari McLaren Mercedes etj.
Bursa dhe pasardhesit
Ne fund te fjales Ekleston perjashtoi kategorikisht mundesin e futjes se Formules 1 ne burse Nuk kam ndermend qe nje dite te ulem perballe nje grupi aksioneresh - tha 80-vjecari. - E ardhmja e Formules 1 pa mua Ah nuk e di. Mund tju siguroj qe nese nje dite une nuk do te jem atehere ne vendim tim do te jete dikush qe do te me zevendesoje. Mendohet se per te marre fronin e 80-vjecarit ne gare jane dy kandidate behet fjale per Bruno Mishelin drejtori Ekzekutiv i GP2 Series dhe Dejvid Ricards presidenti i Aston Martin ish-bosi i Boterorit te Rallyt.