E Diel, 1 Nëntor 2026

Ujërat e zeza derdhen në oborret e banesave në Fier/ Ironizon Baçi: Mos harroni të martën, ju pret kryetari bashkisë për të zgjidhur hallet

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, përmes një statusi publik ka denoncuar situatën në lagjen “Afrim i Ri” në Fier, ku ujërat e zeza derdhen në rrugë dhe në oborret e banesave. Baçi ironizon premtimet e Bashkisë Fier për zgjidhjen e problemit, duke akuzuar kryebashkiakun Armando Subashi se takimet me qytetarët janë vetëm “mashtrime” dhe kërkon ndërhyrje konkrete.

Reagimi i plotë:

Lagjia “Afrim i Ri”, bashkia Fier, ujrat e zeza ne rruge dhe derdhen sheshit ne oborret e banesave te banoreve, per te pleheruar kallamat ne kanalet e lagjes.
“Afrim i ri” si ” Fillim i ri” i Rames dhe Subashit, “zgjidhja” vjen se shpejti, mos harroni te Marten eshte dita e shenuar me te kuqe tashme ne kalendar, dite e veçante, per qytetaret Fierak, ju pret dhe ju “zgjidh” çdo hall dhe problem vet kryetari i bashkise.

Me ne fund bashkia hapi deren nga mbrapa godines, per qytetaret dhe do te degjoj me kujdes, pergjegjshmeri dhe perparesi ankesat e qytetareve….edhe te lagjes ” Afrim i ri”

Degjojeni ankesen e qytetarit te ndershem te lagjes, shume orgjinal ne perzgjedhjen e fjaleve, i qarte…..
Edhe sms e tij, shume domethense, jetojme ne regjim, ku qytetaret kane akoma frik te shprehen per shqetsimet legjitime te tyre!
Ngreuni dhe bjeruni, pritjet dhe takimet nga ana e tyre, jane vetem mashtrime, asgje me teper!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›