Ujësjellës i ri për 900 familjet e Çukës dhe Berdeneshit

TIRANË, 23 shkurt/ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se ka nisur puna për ndërtimin e ujësjellësit që do të përmirësojë furnizimin me ujë për zonat e Çukës dhe Berdeneshit, në Sarandë.
Denaj informoi se janë gjithsej 900 familje që do të përfitojnë nga ky projekt.
“Kanë nisur punimet për ujësjellësin e ri për zonat Çukë dhe Berdenesh. Ky investim do të sigurojë furnizim 24 orë me ujë të pijshëm për rreth 900 familje, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetesës”, informoi Denaj, gjatë një takimi me banorë të zonës.
1 nga 6/r.e/