Ujësjellësi/ Vazhdon "sherri" qeveri-bashki

Bashkia e Tiranës ende refuzon të marrë mbi supe përgjegjësinë që ligji i ka ngarkuar për administrimin e ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve. Pas afro dy vjetësh nga koha e decentralizimit të shërbimit, pushteti vendor, edhe pse zotëron 72% të aksioneve, nuk pranon të marrë pjesë as në asnjë mbledhje të ansamblesë e po ashtu, organit të këshillit mbikëqyrës i mungojnë përfaqësuesit e bashkisë prej 2005-ës. Sipas Ferdinant Petrelës, drejtorit të ndërmarrjes së ujësjellësit, pretendimi i bashkisë për të zotëruar 100% të aksioneve është një lojë politike. Sa i takon furnizimit me ujë të kryeqytetit, Petrela deklaron se Tirana arrin të furnizohet edhe 24 orë në ditë, por periferia jo. Kjo pasi rrjeti i ujësjellësit në këto zona i përket kapaciteteve të viteve '90, kohë kur numri i banorëve ka qenë disa herë më i ulët se sot. Për të rikuperuar problemin , sipas Petrelës nevojiten rreth 150 milion euro investime.