E Martë, 3 Nëntor 2026

Ujësjellësi ri në Maliq – Ujë të pijshëm 24 orë për 7000 banorë të Podgories dhe Zvezdës

Miratohet financimi për ujësjellësin e fshatit Podgorie në bashkinë e Maliqit. Është Ujësjellës kanalizime Korçë sh.a e cila do të kryejë investimin përmes financimit nga buxheti i shtetit, duke bërë që rreth 4600 banorët e këtij fshati së shpejti të kenë ujë të pijshëm 24 orë.

Një tjetër investim i pritshëm është edhe ujësjellësi i fshatit Zvezdë po në këtë bashki.

Një tjetër ujësjellës që ka nevojë për financim është edhe ujësjellësi rajonal i Pirgut, i cili do të zgjidhte përfundimisht problemet me ujin e pijshëm në bashkinë e Maliqit.

Sipas kryebashkiakut të Maliqit ende nuk ka një financim për këtë ujësjellës por pritet që së shpejti edhe ky projekt të shohë dritën jeshile.

Gazetare: K.Koçi

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›