“Blue Flag” për plazhet e Lezhës – Bregdeti do të certifikohet nga BE për pastërtinë e ujit

Bregdeti i Lezhës pritet të çertifikohet së shpejti nga Bashkimi Evropian me Blue Flag, flamuri blu vendoset në ato plazhe me uji të paster e që ofrojnë siguri për pushuesit.
Diçka e tillë bëhet e ditur nga Drejtori i Projekteve Strategjike dhe Evropes në Bashkinë Lezhë, Elson Frroku sipas të cilit ky projekt do ti ndihmojë për të krijuar konceptin e plazheve të pastra.
Bashkia Lezhë i ka përmbushur disa prej kritereve të vendosura nga Bashkimi Evropian dhe në këtë mënyre shqipëria do të përfaqësohet përmes Lezhës me flamurin blu.
Bashkia e Lezhës sëbashku me disa qytete të Italisë dhe Malit të Zi është bërë pjesë e projektit të Bashkimit Evropian, nentorin e vitit 2023.
Gazetar: E. Hila