Uji kap ne befasi Fushe-Krujen njemije shtepi te permbytura

Fushe-Kruja nen uje mijera njerez nen panik per pronen dhe jeten. Pushteti i ujit ka zgjeruar frikshem territorin e vet nderkohe qe situata po behet e paperballueshme duke renduar vecanerisht jetet e dhjetera mijera njerezve qe ndihen te rrezikuar. Dalja nga shtrati e lumit Zeze si pasoje e reshjeve dhe prurjeve te shumta ka shkaktuar permbytje ne qytetin e Fushe-Krujes dhe zonat perreth. Zona te tera ne Fushe-Kruje Nikel dhe Bubq ndodhen te permbytura. Situata eshte shume e renduar ndersa banoret e lagjeve te prekura me shume nga permbytjet ne Fushe-Kruje jane perfshire nga paniku. Nje pjese e tyre kane nisur te evakuohen nga frika e rritjes se nivelit te ujit gjate oreve ne vazhdim. Ne lagjet Bakushe Visha dhe Adem Gjeli ujerat arriten ne lartesine 15 metra me tendence rritjen dhe bashke me to dhe frika e lutjet e njerezve per pushimin e reshjeve dhe terheqjen e ujit. Rreth ores 1500 te dites se premte drejt Fushe-Krujes jane nisur anetare te Shtabit te Emergjences te ngritur prane Prefektures se Qarkut te Durresit me prefektin Genc Alizoti. Pushteti vendor ne Fushe-Kruje ende nuk mund te raportoje shifra te sakta per shtepite e permbytura po ne bashki thuhet se jane mbi njemije banesa qe kane dale jashte funksionit per shkak te vershimit te ujerave brenda tyre. Reshjet e shumta qe kane rene me intensitet ditet e fundit e vecanerisht paraditen e se premtes kane nxjerre nga shtrati lumin Zeze duke cuar ne shperthimin e pakontrolluar te ujerave ne zonen nga kalon. Jo vetem keto lagje por edhe ne pjese te tjera te qytetit situata ka qene e renduar. Uji ka pushtuar rruget dhe izoluar njerezit duke shkaktuar dhe shume trafik. Problemet ne qarkullim pervec ujit jane dhe pasoje e nxitimit te njerezve per te shpetuar cfare te mundin nga mallrat qe kane ne dyqane apo shtepite e uleta dhe katet e para te pallateve. Frika nga ajo qe mund te ndodhe ne oret dhe ditet ne vazhdim po merr permasat e nje paniku kolektiv ne qytetin e vogel qe deri 24 ore me pare ndiqte me dhimbje po thjesht si spektator permbytjet dhe fatkeqesine e banoreve te Obotit Shkodres dhe fshatrave te tjera te ketij rrethi veriperendimor. Nje kamion ushtrie qe ishte nisur per te ndihmuar te permbyturit ne drejtim te Shkodres nderkohe mesohet se eshte aksidentuar prane Fushe-Krujes por policia lokale nuk e konfirmon nje informacion te tille te dhene nga banore te zones. Sipas informacioneve ne terren kamioni doli jashte rruges dhe perfundoi ne nje kanal te mbuluar me uje. Nderkaq problematike paraqitet situata edhe ne komunat Nikel e Bubq te Rrethit te Krujes. Strukturat jane vene ne levizje per te nderhyre ne rast nevoje per evadim te popullates nderkohe qe evakuimi shihet si zgjidhja me e veshtire per vete banoret per te cilet prona e vecanerisht shtepia eshte vete jeta.
Permbytjet kane prekur dje edhe Qarkun e Lezhes ne zonat tradicionale te tij. Prezence uji ka pasur ne lagjet e qytetit te Lezhes dhe ne disa fshatra te zones sikunder edhe ne qytetin e Lacit dhe fshatrat fushore te Rrethit Kurbin. Prefekti i Lezhes Pal Dajci tha dje se situata po mbahet nen kontroll dhe se e gjithe vemendja eshte perqendruar tek argjinatura e Torovices carja e se ciles do te ishte katastrofike.