E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbytja mund te minimizohej nese do te punohej gjate veres

Eksperti Flet prof. dr. Perparim Hoxha dekan i Fakultetit te Gjeologjise dhe Minierave

Permbytja e peste e Shkodres mund te shmangej ose te pakten te minimizohej nese autoritetet do te kishin marre masat e duhura ne muajt e veres. Ky eshte mendimi i prof. dr. Perparim Hoxha dekanit te Fakultetit te Gjeologjise dhe Minierave ne Universitetin Politeknik te Tiranes i cili ne periudhen 1979-1986 ka punuar si specialist ne Institutin e Studimit dhe Projektimit te Veprave te Bonifikimit.

Inxhinier me pervoje ne fushen e bonifikimeve i angazhuar per disa vite me studime e projektime per fushen e Nenshkodres Hoxha mundohet te jape nje shpjegim per situaten e krijuar aktualisht ne zone. Sipas tij permbytja e Shkodres eshte nje fatkeqesi natyrore e kthyer ne rrezik natyror. Brenda ketij rreziku natyror per te shmangur efektet negative duhet te nderhyje njeriu qofte edhe vetem per ti minimizuar ato thote profesori ndersa sqaron se per te ruajtur gjendjen e zones nga permbytja ishin marre perpara vitit 1990 nje sere masash efikase te cilet i numeron

1. Ndertimi i sistemit te kanalizimeve te ujerave te larta qe prisnin rrjedhjet e ujerave nga shpatet e kodrave ne fushe.

2. Zona fushore ishte e destinuar per toke bujqesore dhe per shesh ndertimi. Kjo toke kishte sistem kanalesh kulluese apo ujitese te niveleve II dhe III qe e mbanin te thate dhe per te ruajtur gjendjen funksiononte sistemi i hidrovoreve.

3. Ishte ndertuar nje sistem argjinaturash qe nuk lejonin ujin e detit te hynte ne ish-kenete.

4. Ne cdo fillim gushti maksimumi ne mes te gushtit ne Bune vihej ne funksionim nje drage qe pastronte shtratin e lumit nga materialet e ngurta pasi Buna eshte nje lume me pjerresi te vogel dhe duhet pastruar per te rritur shpejtesine e levizjes se ujit.

Por Hoxha konstaton me keqardhje se gjate 20 viteve te fundit te gjitha keto sisteme jo vetem qe nuk kane funksionuar por jane shkaterruar e vjedhur.

Keshtu kanalet e ujerave te larta jane prishur dhe ujerat siperfaqesore zbresin nga shpatet drejt e ne fusha.

Toka bujqesore eshte shnderruar ne truall ndertimi dhe sistemet e kanaleve kulluese e vaditese jane prishur.

Argjinaturat jo vetem qe nuk jane mirembajtur por jane demtuar duke iu vjedhur deri edhe pllakat e betonta e duke dale teresisht jashte funksionit. Draga e famshme nuk punon me...

Nuk kishte se si natyra kete mungese vemendjeje te mos na e shperblente ne kete menyre qe po e shohim sot thote Hoxha i cili mendon se institucionet e specializuara duhet ti paraprijne me studime dhe projektime afatmesme e afatgjata problemit.

Ai konstaton se sot nuk ka nje harte te zonave te permbytura gje qe nuk eshte e veshtire te behet. Cdo shtet normal ka ne dispozicion harta te zonave te tilla te rrezikuara ku percaktohet qarte se me cnivel reshjesh prurjesh te lumenjve e shkarkimesh te hidrocentraleve permbytet nje zone e me cnivel permbytet nje tjeter. Ne kete menyre autoritetet jane te pergatitura per te marre masa efikase ne kohe. Por ne sot nuk e dime ende se sa milimetra shi ka rene. Askush nuk e thote sa...

Ai thote se qe nga janari i ketij viti kur ndodhi permbytja e pare e deri sot ka qene nje kohe e mjaftueshme per te marre masa qe nese nuk do ta shmangnin permbytjen do ta minimizonin ate. Une nuk e di saktesisht se cfare nderhyrjesh jane bere kete vit ne zone por aq sa jane bere nuk kane qene te mjaftueshme. Kjo mund te parandalohej.. thote Perparim Hoxha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›