E Diel, 1 Nëntor 2026

Lazio feston serish ne derbi pasi mund Romen Bogdani tjeter gol me Sienen

Lazio ka mundur Romen ne ndeshjen kryesore te kesaj jave te Serie A me shifrat 2-1. Ndeshja filloi me tensione dhe ato u shfaqen qe ne fillim te takimit. Maarten Stekelenburg nderhyn ndaj sulmuesit Miroslav Klose pas nje aksioni te Lazios duke bere qe te akordohet penallti ne te mire te Lazios dhe me kete rast nga loja u perjashtua portieri i Romes.
I sakte nga penaltia ishte Hernanes i cili shenoi per 1-0 duke firmosur dhe epersine e Lazios. Roma ne vazhdim e dominoi takimin perkunder disavantazhit numerik ne fushe. Pas vetem gjashte minutash nje rremuje ne zone e shfrytezoi me se miri Fabio Borini i cili shenoi nga afer pasi me pare Juan kishte goditur tranversen. oja prihi ekuilibrat serish ne pjesen e dyte kur Mauri shenoi brenda zones pas krosit te Ledesma ndersa ne fund Lazio u penalizua me perjashtimine Scalonit.

Ka rene ne sy edhe forma e shqiptarit Erion Bogdaniq e hapi rrugen e fitores se Sienes 3-0 ne Franchi ndaj Cagliari. Sulmuesi kuqezi shenoi brenda zones me nje gjysmeroveshate duke i dhene avantazhin bardhezinjve. Rezultatet
Parma 1 - 2 Napoli
Roma 1 - 2 Lazio
Fiorentina 2 - 0 Cesena
Lecce 2 - 2 Genoa
Siena 3 - 0 Cagliari
Udinese 0 - 0 Atalanta
Bologna 1 - 0 Novara

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›