E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukraina 25 vite nga shpërthimi i Çernobilit

UKRAINË- Mbushen sot 25 vjet nga shperthimi në impiantin e Çernobilit, katastrofa më e madhe bërthamore në botë. Ky përvjetor vjen në një moment protestash mbarë globale kundër përdorimit të energjisë atomike, ndërsa Japonia vazhdon përpjekjet për të frenuar rrezatimin nga impianti i Fukushimes.

Një shpërthim tek një nga reaktorët e impiantit dërgoi një re radioaktiviteti nëpër Evropë dhe vrau fillimisht të paktën 30 persona.Një numër ende i pacaktuar personash humbën jetën më vonë si pasojë e sëmundjeve të shkaktuara nga radioaktiviteti.

Më 26 prill të vitit 1986 shpërtheu reaktori numër katër i Çernobilit, ku vendi ishte nën regjimin sovietik. Ngjarja coi në evakuimin e qindra mijëra personave nga shtëpitë e tyre në Ukrainë, perëndim të Rusisë dhe Bjellorusi.

Ndërkohë, ende sot vazhdon të jetë një zonë prej 30 kilometrash përreth centralit famëkeq që ndalon hyrjen e qytetarëve.
(e.m/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›