Ban Ki Moon i shqetësuar për dhunën në Siri

Kreu i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun ka shprehur "shqetësime të thella" lidhur me shtypjen e dhunshme të protestave nga autoritetet në Siri, dhe sidomos për përdorimin e tankeve dhe municionit luftarak nga forcat e sigurisë.
Ndërkohë, ambasadorja amerikane në OKB, Sjuzan Rajs, e akuzoi Iranin se e mbështet regjimin e Sirisë teksa ai po shtyp protestuesit.
Komentet u bënë të martën pasi Këshili i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara zhvilloi konsultime lidhur me një deklaratë të mundshme për Sirinë.
Konsultimet pritet të vazhdojnë edhe sot.