E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ukraina: Duam anëtarësim të menjëhershëm në NATO, të përshpejtohen procedurat

Qeveria e Ukrainës ka kërkuar të anëtarësohet menjëherë në NATO dhe të mos zbatohet plani i mëparshëm i pranimit të ngadaltë dhe gradual të vendit në organizatë.

“Vetëm integrimi i drejtpërdrejtë është opsioni i pranuar nga Kievi”, theksoi nënkryetarja e qeverisë ukrainase përgjegjëse për integrimin evropian dhe euroatlantik, Olga Stefanyshina.

Ukraina ka miratuar tashmë shumë praktika të aleancës ushtarake, argumentoi Stefanyshina, duke shtuar se ushtria e vendit të saj tani ka përvojë në luftë, gjë që nuk është rasti për forcat e armatosura të disa vendeve të tjera të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Zyrtarët e vendit kanë bërë thirrje disa herë për procedura më të shpejta për t’u anëtarësuar në NATO, por si në rastin e Finlandës dhe Suedisë, kandidatura duhet së pari të miratohet nga të gjitha vendet anëtare./ CNN.gr

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›