E Martë, 3 Nëntor 2026

Ukraina: Goditëm sistemin raketor brenda territorit rus duke përdorur armë perëndimore

Forcat ukrainase pretendojnë se kanë goditur një sistem raketor rus S-300 brenda territorit rus duke përdorur armë të blera nga Perëndimi.

“Është një S-300 rus. Në tokën ruse. Në ditët e para pas lejes për të përdorur armë perëndimore në territorin e armikut,” postoi në Facebook zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk ndërsa ndante një foto që supozohej se tregonte sulmin.

Zhvillimi vjen vetëm disa ditë pasi presidenti amerikan Joe Biden i dha Ukrainës lejen për të kryer sulme të kufizuara duke përdorur armë amerikane në territorin rus rreth Kharkiv.

Është e paqartë nëse armët e përdorura në sulmin e përshkruar nga Vereschuk janë furnizuar nga SHBA./ CNN

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›