E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ukraina: Tërheqja ruse duhet t’i paraprijë çdo dialogu

Ukraina hodhi sot poshtë komentet e ish-kancelarit gjerman Gerhard Schroeder, se Rusia dëshironte një “zgjidhje të negociuar” për luftën. Ukraina tha se çdo dialog do të kushtëzohej nga një armëpushim rus dhe tërheqja e trupave ruse.

Schroeder, një mik i presidentit rus Vladimir Putin dhe i përqeshur gjithnjë e më shumë në Gjermani për qëndrimin e tij pro-rus, tha se marrëveshja e muajit të kaluar për dërgesat e grurit nga Ukraina, që synon lehtësimin e një krize globale ushqimore, mund të ofrojë një rrugë përpara. Reuters

 /rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›