E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ukraina është skeptike për tërheqjen e Rusisë nga një pjesë e Khersonit

Një zyrtar i lartë ukrainas shprehu skepticizëm, lidhur me paralajmërimin se forcat ruse do të largohen nga bregu perëndimor i rajonit të Khersonit. Mykhailo Podolyak, këshilltar i kreut të Zyrës së Presidentit të Ukrainës, shkroi në Twitter: “Veprimet flasin më shumë se fjalët. Nuk po shohim asnjë shenjë se Rusia po e lë Khersonin pa luftë”.

“Ukraina po çliron territoret e saj  bazuar në të dhënat e inteligjencës, jo nga deklaratat e inskenuara televizive,”- shtoi Podolyak. CNN

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›